Diplomon gjenerata e parë e maturantëve të “The British School of Kosova”

Në prani të prindërve, stafit mësimdhënës si dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së parë të maturantëve të “The British School of Kosova” (BSK).
Me këtë rast, Kryetari i Bordit të ‘The British School of Kosova’, Ilir Bytyçi, tha se kjo është një ditë e veçantë për të, pasi me sukses po e përcjellin gjeneratën e parë të maturantëve të diplomuar të BSK-së.

“Sot po kurorëzohet gjithë puna dhe përpjekjet tona në realizimin e ëndrrave të nxënësve dhe misionit të shkollës sonë. Arsimi dhe edukimi paraqet bazën e një shoqërie apo të një shteti. Sot BSK po kontribuon në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës” u shpreh drejtori Bytyçi.

Ai tha se, që nga themeli, fokusi i vetëm i BSK-së ishte te nxënësit.

“Kjo shkollë është themeluar për edukimin e gjeneratës së shekullit XXI, promovimin e vlerave, zbulimin e talentëve, përgatitjen e nxënësve për sfidat e së ardhmes. Sot BSK ka potencial të lartë me staf të kualifikuar vendor dhe ndërkombëtarë me kurrikula të standardeve të larta akademike vetëm dhe vetëm për t’i dhënë nxënësve njohuri shkencore, shkathtësi praktike dhe profesionale, dije të qëndrueshme, shpirt ndërmarrësve, kreativitet, mendim kritik dhe diversitet”, theksoi drejtori Bytyçi.

Sipas tij, të merresh me edukimin e gjeneratave apo brezave është punë e shenjtë, është përgjegjësi dhe se këtë përgjegjësi, BSK e ka marrë me përkushtim dhe seriozitet të lartë.

“BSK është një vend cilësor për fëmijën tuaj, është një mision për t’u bërë gati për sfidat e së nesërme, është një mundësi për t’i përmbushur potencialet unike, është një hapësirë për zbulimin e talentëve, është një ambient për t’u rritur lirshëm dhe shëndetshëm”, njoftoi drejtori i BSK-së, Ilir Bytyçi.
Ai u shprehu falënderime edhe mësimdhënësve, të cilat sipas tij, me përkushtim të lartë edukuan dhe arsimuan nxënësit që nga fillimi e deri në diplomimin e tyre.

Fjalën në këtë ceremoni e mori edhe zv/ministri i Arsimit, Azem Guri, i cili tha se është nderë për të që mori pjesë në diplomimin e gjeneratës së parë të nxënësve të “The British School of Kosova”.

“Jeni më fat që shkollimin dhe shtegtimin në rrugën e dijës e profesionalizimit tuaj e keni kushtëzuar në institucion serioz në fushën e arsimit siç është kjo shkollë”, u shpreh zv/ministri Guri.

Ai tha se Ministria e Arsimit është e përkushtuar t’i mbështesë zhvillimet e arsimit publik dhe atij privat, duke e inkurajuar ngritjen e cilësisë arsimore si garancë më e mirë për të ardhmen dhe prosperitetin e shoqërisë dhe të vendit tonë.

Fjalim rasti në këtë ceremoni mbajti edhe Lavdije Ahmeti, maturante e “The British School of Kosova”, e cila tha se kjo është dita më e rëndësishme dhe më e veçantë në jetën e saj.

“Natyrisht, që deri këtu ne nuk do të arrinim pa ndihmën dhe sakrificën e madhe të prindërve tanë që na kanë mbështetur fuqishëm. Gjithashtu, pjesë e pandarë e kësaj sakrifice kanë qenë profesorët tanë, të cilët punuan me përkushtim dhe durim për të na udhëzuar drejt rrugës së dijes”, u shpreh Lavdija.

Ajo tha se është e papërshkrueshme ngrohtësia që e kanë gjetur në shkollën “The British School of Kosova”, për të cilën tha se ka qenë shtëpia e dytë dhe se gjithmonë i ka përkrahur, udhëzuar e mbështetur në të gjitha aspektet.

Fjalim mbreslënës në këtë ceremoni diplomimi mbajti edhe maturanti, Vis Gjinovci.

Ai, përmes jnë rubikoni, në mënyrë të përgjithshme i shpjegoi përiudhat e rrugëtimit si nxënës fillestar deri në ditën e diplomimit.

Në këtë ceremoni diplomimi, e cila u transmetua drejtpërdrejt në faqën e shkollës “The British School of Kosova”, pati edhe befasi të shumta për maturantë, të cilat e bënë këtë event të duket edhe më madhështor.

Kujtojmë se institucioni arsimor “The British School of Kosova” është shkollë jo-publike që ofron standardet më të larta të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar me një staf të kualifikuar e profesional vendor dhe ndërkombëtar.

Për më shumë info, vizito: http://britishschoolkosova.com/

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>