Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, The British School of Kosova, organizoi një aktivitet interaktiv të nivelit parashkollor dhe fillor 1-5. Secili nga nxënësit kishte një partner të leximit dhe përmes bashkëbisedimit, ata shpalosën aftësite e tyre komunikuese, të leximit ekspersiv dhe të mendimit kritik. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vetdijësimi i nxënësve për rëndësinë e librit, kultivimi i dëshirës për të lexuar, dhe socializimi i nxënësve të niveleve të ndryshme duke krijuar klasa mikse të grupmoshave të ndryshme!