Me datën 3 Shtator, The British School of Kosova ka organizuar një pritje solemne për të gjithë nxënësit e nivelit fillor dhe të nivelit të mesëm të ulët. Më të entuziazmuarit ishin fatosat të cilët dje për herë të parë u ulën në bankat shkollore përtë filluar rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe suksesit. Këtë ditë të shënuar, akoma më të veçantë e bëri fjalimi i prof.Dr. Islam Krasniqit autorit të Abetarës mbarëkombëtare i cili përshkroi etapat e punës edukativo-arsimore dhe ju uroj nxënësve dhe stafit të BSK-së fillim të mbarë. Si dhe me datën 4 Shtator, The British School of Kosova organizoi ceremoninë e hapjes se vitit të ri shkollor 2018-2019 për nxënësit e nivelit të mesëm të lartë. Me anë të një fjalimi Drejtoresha e shkollës Diana Qarkaxhija në emër të stafit të BSK-së ju uroj nxënësve shumë suksese. –“When you invest your time, you make a goal and a decision of something that you want to accomplish. Whether it’s make good grades in school, be a good athlete, be a good person, go down and do some community service and help somebody who’s in need, whatever it is you choose to do, you’re investing your time in that”

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>