Me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, të vitit shkollor 2016/17 “The British School of Kosova” ndau çmimet sipas niveleve. Për nxënësit e programit fillor, u ndanë këto çmime: Nxënës Shembullor, Nxënës i Sjellshëm, Nxënës i Muajit dhe Nxënës Besnik. Për nxënësit e klasave VI-XI, u ndanë këto çmime: Nxënës Mentor, Nxënës i Përgjegjshëm, Nxënës Hulumtues, Nxënës i Përmirësueshëm, Nxënës Miqësor dhe i
Çmimi i Personalitetit. Përzgjedhja e këtyre nxënësve, që do të marrin këtë epitet, është bërë në bazë të rezultatit mësimor dhe sjelljeve të shkëlqyera që kanë demonstruar për këtë periudhë kohore. Urojmë dhe shpresojmë që këto çmime të shokëve e shoqeve tuaja të shërbejnë si motivim shtesë për ju të tjerët, që nuk jeni shumë larg për t’i marrë këto çmime apo çmime te tjera qe do te ndahen edhe ne te ardhmen!
Shume urime dhe suksese për të gjithë ju!
Me respekt,
The British School of Kosova