The British School of Kosova tradicionalisht ka organizuar Panairin e Shkencës për të tretin vit radhazi. Në kuadër të aktiviteteve jashtëmësimore, më 3 dhe 4 maj 2018, shkolla ka organizuar Panairin Shkencor, me ç’rast nxënësit e klasave të gjashta, shtata, teta, nënta,dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta nën mbikëqyrjen e arsimtarëve të lëndëve përkatëse, kanë bërë hulumtime shkencore brenda fushave të lëndëve shkencore të kimisë, biologjisë, matematikës ,fizikës dhe teknologjisë.Këto projekte, me një qasje shumë inovative, janë vlerësuar shumë lartë në bazë të përmbajtjeve të tyre me fakte shkencore të mbledhura nga vet nxënësit dhe konkludimeve shkencore bazuar në eksperimentet e bëra. Panairi shkencor ishte i hapur në objektet e shkollës si dhe në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë, sot me 4 maj 2018, duke filluar nga ora 11:00 deri ne ora 14:00, ku prindër dhe qytetarë të ndryshëm vizituan këtë Panair duke u impresionuar nga puna dhe prezantimet e nxënësve të The British School of Kosova! Për punën dhe vullnetin e treguar nxënësit janë vlerësuar me çmime të ndryshme.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>