Nxënësit e klasave të VI-ta nga The British School of Kosova ditën e Martë me datë 30.05.2018 vizituan lokalitetet arkeologjike te Ulpianes-Graqanices dhe Dresnikut-Klinë. Nxënësit u njoftuan nga afër rreth rëndësisë kulturore dhe historike që bartën me vete këto dy qendra të mëdha urbane të Dardanisë Antike gjatë periudhës romake. Ulpiana si qytet i kategorisë së parë – Municipium, dhe Dresnikut përpos qytet në rangun e Municipiumit, ishte edhe residencë e perandorëve romakë gjatë shek.II-IV, si vlera të historisë tonë kombëtare do ngelen gjatë në kujtesën e nxënësve tonë. The British School of Kosova, vendi ku janë në harmoni të plotë teoria dhe praktika, e kaluara dhe e ardhmja.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>