Article

Aktivitete në shenjë të 85 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë

11 Shkurt 2021

Ditëlindja e 85-të e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, ka shenuar vistër aktivitetesh në shkollën e nivelit të mesëm “The British School of Kosova” të Prishtinës. Më 28 dhe 29 janar, në shkollë janë zhvilluar aktivitete rreth jetës dhe veprës së shkrimtarit me ç’rast, në klasët e 11-ta dhe të 12-ta janë zhvilluar ligjerata e biseda rreth librave të Kadaresë me profesoreshën e tyre të letërsisë shqipe Naime Beqiraj.
Nxënësit e BSK, që nga muaji shtator kishin zgjedhur të lexonin disa nga veprat e Kadaresë duke diskutuar për mbresat, stilin, fuqinë e fjalës, aspektin letrar, etj. gjithashtu, ata kanë këmbyer mes vete disa nga romanet e autorit.
Gjatë aktivitetit, është shfaqur, edhe një film dokumentar për jetën e shkrimtarit, i realizuar nga regjisori Piro Milkani si dhe është dhënë edhe fjala e Ismail Kadaresë me rastin e marrjes së çmimit “Ali Podrimja” i ndarë solemnisht nga Kolegji AAB në vitin 2013 si dhe fjala e Rektorit të Kolegjit, poetit Lulzim Tafa.
Ismail Kadare u lind të Gjirokastër më 28 janar të vitit 1936. Cilësohet si shkrimtarët më të mirë shqiptar të të gjitha kohëve si dhe njëri nga prozatorët më të mirë botëror dhe është laueruar me disa çmime prestigjioze letrare në botë.
Kadare vazhdon të shkruajë dhe të botojë. Para një jave, nga shtëpia botuese “Onufri” është edituar libri “Kohë për rrëfim” ku përmes një interviste të gjatë me Drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit Alda Bardhyli rrëfen të pathënat e jetës së tij, pra një bisedë në mes të një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.
Kjo ngjarje në “The British School of Kosova” është e vetmja si e tillë në Kosovë e cila ka shënuar jubileun e 85 vjetorit të lindjes së shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare.

Galeria
Të ngjashme
  • Premiera e shfaqjes edukativo-arsimore “Detyrat e shtëpisë”

    01 Korrik 2021

    Card Image

    Premiera e rradhës, shfaqje për fëmijë “Detyrat e shtëpisë” – shfaqje edukativo-arsimore dhe argëtuese. Përveq buzëqeshjes dhe interaktivitetit, shfaqja “Detyrat ...

    Më shumë
  • Programi i fundvitit në klasën përgatitore

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Programi i fundvitit te klasa përgatitore me mësueset Zade Metaj & Ardijana Dili. Ju dëshirojmë suksese pa fund nxënësëve tanë në shkollimin e mëtutjeshëm!

    Më shumë
  • Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës. Ai u rendit i pari në ushtrimet individuale të dyshemesë dhe disip...

    Më shumë