Article

Aktiviteti humanitar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

28 Dhjetor 2018

Në atmosferën festive të fundvitit, “The British School of Kosova”solidarizohet me qytetarët
 
“The British School of Kosova” me anë të një aktiviteti humanitar të realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot gjatë ditës ka ndaluar veturat e qytetarëve të cilët ishin me fëmijet e tyre duke i përcjellur ata në shkollë.
 
Pas kontrollimit të zakonshëm, policët pjesëmarrës në këtë aktivitet së bashku me nxënësit e “The British School of Kosova”ndanë dhurata dhe fletushka vetëdijesuese për fëmijët e rastit duke i bërë të lumtur ata me një gjest simbolik me rastin e festave të fundvitit.
 
Kjo inciativë e ideuar nga shkolla “The British School of Kosova” përveç që kishte qëllim humanitar, synon të kontribuojë në zhdukjen e stereotipeve të gabuara që ekzistojnë në shoqërinë tone në lidhje me qasjen polic/qytetar.
 
Ky aktivitet do të realizohet edhe ne ditën e nesërme në lokacione tjera.
 
“The British School of Kosova” falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e treguar në realizimin e kësaj iniciative.
Galeria
Të ngjashme
  • Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana.

    20 Tetor 2020

    Card Image

    Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana. Vizita ishte me karakter arsimor përmes të cilës ata forcuan njohuritë e tyre në lëndën e Historisë. At...

    Më shumë
  • The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021

    14 Shtator 2020

    Card Image

    The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021 por në rrethana të pazakonta, me rregulla dhe kujdes të shtuar. Në ceremoninë hapëse të vitit të ri s...

    Më shumë
  • Intervista e Drejtoreshës Diana Qarkaxhija dhënë për RTK

    02 Shtator 2020

    Card Image

    Falë kushteve dhe hapësirës që The British School of Kosova, e ka në dispozicion, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet sipas parametrave të kërkuara për mbrojtje nga infe...

    Më shumë