Article

Festëa e 28 Nëntorit

28 Nëntor 2018

Për nder të festës së 28 Nëntorit u organizuan disa aktivitete që shënuan këtë ditë me rëndësi të veçantë.

Nxënësit e nivelit fillor 1-5 kremtuan përmes një programi festiv me këngë, poezi e valle. Ndërsa, pasditja festive shënoi ceremoninë e hapjes së muzeut të shkollës ku në fillim u këndua himni kombëtar nga nxënësit e nivelit të mesëm të ulët 6-9 dhe më pas, përmes një fjalimi të rastit Drejtoresha e Shkollës Znj. Diana Qarkaxhija uroi festën të gjithë nxënësve dhe prindërve të pranishëm.

Muzeu i shkollës u pasurua me gjësende antike me motive kombëtare të dhuruara nga nxënësit e The British School of Kosova.

Këndi Muzeor me këto eksponate antike do të mbetet si thesar i shkollës në mënyre që gjeneratë pas gjenerate të ruhet dhe përcillet vlera historike e tyre.

Muzeu i shkollës do të jetë i hapur në ditët e caktuara ku nxënësit dhe prindërit do të kenë mundësi ta vizitojnë.

Gjatë këtij organizimi në një kënd të veçantë u ekspozuan edhe disa punime dore të nxënësve të cilat nxënësit dhe prindërit patën mundësi t’i blejnë. Mjetet financiare të cilat u grumbulluan nga shitja e këtyre punimeve janë të destinuara për bamirësi.

BSK uron festën e 28 Nëntorit të gjithë Shqiptarëve!

Galeria
Të ngjashme
  • Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana.

    20 Tetor 2020

    Card Image

    Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana. Vizita ishte me karakter arsimor përmes të cilës ata forcuan njohuritë e tyre në lëndën e Historisë. At...

    Më shumë
  • The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021

    14 Shtator 2020

    Card Image

    The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021 por në rrethana të pazakonta, me rregulla dhe kujdes të shtuar. Në ceremoninë hapëse të vitit të ri s...

    Më shumë
  • Intervista e Drejtoreshës Diana Qarkaxhija dhënë për RTK

    02 Shtator 2020

    Card Image

    Falë kushteve dhe hapësirës që The British School of Kosova, e ka në dispozicion, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet sipas parametrave të kërkuara për mbrojtje nga infe...

    Më shumë