Article

Gara e Shkencës

18 Maj 2021

U mbajt Gara e Shkencës e organizuar nga The British School of Kosova. Kjo garë është organizar nga mesimdhënësit: Bleranda Mustafa- Matematikë, Ganimete Perçuku-Fizikë, Rilinda Plakaj- Kimi dhe Granit Osaj- Biologji.
Si shkolla pjesëmarrëse kanë qenë: SHFMU ‘’Asim Vokshi’’, SHFMU “Emin Duraku”, SHFMU “Pjetër Bogdani” dhe SHFMU “Xhemajl Mustafa”.
Gara filloi me një fjalë rasti nga Drejtoresha znj. Diana Qarkaxhija, për të vazhduar me një prezentim të shkurtër të shkollës nga nxënësit Ari Ejupi dhe Andi Rexhepi.
Nxënësit i janë nënshtruar kuizit në katër lëndët e lartëcekura përmes pyetjeve me alternativa. Nga të katër shkollat garuese, vendi i parë i takoi shkollës ‘’Emin Duraku’’, vendi i dytë shkollës ‘’Xhemajl Mustafa’’, vendi i tretë shkollës ‘’Pjetër Bogdani’’ dhe vendi i katërt shkollës ‘’Asim Vokshi’’.
The British School of Kosova ju uron suksese të mëtutjeshme nxënësve të të katër shkollave garuese në sfidat që i presin në vijim.
Gjithashtu falenderojmë nxënësit: Andi Rexhepi, Stina Salihu, Erona Bahtiri dhe Ari Ejupi për ndihmën dhe përkushtimin e treguar gjatë procesit të mbarëvajtjes së garës!

Galeria
Të ngjashme
  • Ish-nxënësi i BSK diplomon me titullin më të lartë ‘Valedictorian’ në “P.S. 212 Lady Deborah Moody Elementary School” në Brooklyn, New York

    17 Qershor 2021

    Card Image

    Ish-nxënësi i The British School of Kosova, Joni Hoxha, tani nxënës në “P.S. 212 Lady Deborah Moody Elementary School” në Brooklyn, New York ka përfunduar klasën e pest...

    Më shumë
  • PIRLS 2021

    16 Qershor 2021

    Card Image

    U mbajt PIRLS 2021, PROGRESI NË STUDIMIN NDËRKOMBËTAR TË LEXIMIT. Këtij testi iu nënshtruan nxënësit e klasave 4/1 dhe 4/2. I urojmë suksese nxënësve tanë!

    Më shumë
  • Premiera e shfaqjes “Mushkonjat dhe Princi”

    15 Qershor 2021

    Card Image

    Premiera e shfaqjes edukativo-arsimore dhe argëtuese për fëmijë “Mushkonjat dhe Princi” në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB në bashkëpunim me Art Image ku u ...

    Më shumë