Article

Ish-nxënësëja e The British School of Kosova, Lavdije Ahmedi, sot kryetare e klubit të studentëve në departamentin e Biologjisë Molekulare dhe gjenetikës, në Universitetin Bahcesehir, në Stamboll

13 Maj 2021

Lavdije Ahmedi, ish-nxënëse e The British School of Kosova e sot si kryetare e klubit të studentëve në departamentin e Biologjisë Molekulare dhe gjenetikës, bashkarisht me anëtarët e bordit të klubit në Universitetin Bahcesehir, në Stamboll, ka organizuar seminarin “Biologjia e moshimit”, “Biology of Aging Seminar”.
Ky seminar është mbajtur online me 9 maj 2021, dhe qëllimi kryesor i tij ka qenë diskutimi i mekanizmave të ndryshme të moshimit ose plakjes dhe jetëgjatësisë në nivel molekular, ashtu edhe diskutimi i sëmundjeve të ndryshme që përcillen me moshë si dhe shkaqet e tyre në nivel molekular.
Ne këtë seminar, diskutuesit ishin profesor ndërkombëtarë, ekspert në këtë temë dhe fushë:
* Prof. Dr. Lene Juel Rasmussen nga Universiteti i Copenhagen, Danemark.
* Prof. Dr. Judith Campisi nga Instituti Buck për hulumtim në moshim, SHBA.
* Assist. Prof. Cemalettin Bekpen nga Universiteti Bahcesehir, Turqi
* Dr. Leo Kurian nga Universiteti i Kolonjës.
I urojmë shumë suksese Lavdijes e ne gjithmonë do të krenohemi me arritjet dhe sukseset e nxënësëve tanë!

Galeria
Të ngjashme
  • Premiera e shfaqjes edukativo-arsimore “Detyrat e shtëpisë”

    01 Korrik 2021

    Card Image

    Premiera e rradhës, shfaqje për fëmijë “Detyrat e shtëpisë” – shfaqje edukativo-arsimore dhe argëtuese. Përveq buzëqeshjes dhe interaktivitetit, shfaqja “Detyrat ...

    Më shumë
  • Programi i fundvitit në klasën përgatitore

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Programi i fundvitit te klasa përgatitore me mësueset Zade Metaj & Ardijana Dili. Ju dëshirojmë suksese pa fund nxënësëve tanë në shkollimin e mëtutjeshëm!

    Më shumë
  • Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës. Ai u rendit i pari në ushtrimet individuale të dyshemesë dhe disip...

    Më shumë