Article

Maturantja e BSK, Dua Zhjeqi, fiton bursë në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG)

29 Qershor 2021

Instituti i parë arsimor i stilit amerikan, në gjuhën angleze i ndodhur në Blagoevgrad, Universiteti Amerikan në Bullgari (AUBG) është institucion i arsimit të lartë i themeluar në Shtator të vitit 1991 me mbështetjen e qeverive të SH.B.A. dhe Bullgarisë, Open Society Institute dhe Maine University.

Bursa që e ka marrë nxënësja e The British School of Kosova, Dua Zhjeqi, është 30%, si rezultat i arritjeve të larta në shkollimin e mesëm të lartë në The British School of Kosova. Përveç kësaj, Dua ka fituar edhe 10% zbritje që u jepet studentëve të rinj në vitin e parë, me mundësi që të vazhdohet në vitet tjera akademike nëse arrin rezultat të kënaqshëm.

Për sa i përket drejtimit, drejtimi qe ka përzgjedhur Dua, është Gazetari dhe Komunikim Masiv. Është një nga drejtimet që po kërkohet shumë kohët e fundit por edhe në AUBG është një nga drejtimet që kanë më së shumti sukses, dhe mundësitë që të ofrohen për karrierë janë shumë të mira. Përveç kësaj është degë që Duas i pëlqen shumë dhe praktika që zhvillohet në universitet për këtë drejtim të mëson shumë por edhe të përgaditë për punë pas studimeve.

Të lumtë Dua, jemi jashtëzakonisht krenar që ishe pjesë e shkollës sonë. The British School of Kosova të uron suksese pa fund në rrugëtimin tënd!

Galeria
Të ngjashme
  • Premiera e shfaqjes edukativo-arsimore “Detyrat e shtëpisë”

    01 Korrik 2021

    Card Image

    Premiera e rradhës, shfaqje për fëmijë “Detyrat e shtëpisë” – shfaqje edukativo-arsimore dhe argëtuese. Përveq buzëqeshjes dhe interaktivitetit, shfaqja “Detyrat ...

    Më shumë
  • Programi i fundvitit në klasën përgatitore

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Programi i fundvitit te klasa përgatitore me mësueset Zade Metaj & Ardijana Dili. Ju dëshirojmë suksese pa fund nxënësëve tanë në shkollimin e mëtutjeshëm!

    Më shumë
  • Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës. Ai u rendit i pari në ushtrimet individuale të dyshemesë dhe disip...

    Më shumë