Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana.
20 Tetor 2020
Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana. Vizita ishte me karakter arsimor përmes të cilës ata forcuan njohuritë e tyre në lëndën e Historisë. Aty shtrihen dëshmi të jetesës antike ilire e romake. Ky park sipas arkeologëve ka qenë i banuar qysh në periudhat e hershme antike të njohura si Epoka e Gurit e deri në periudhën e sundimit romak.