Article

Vizitë në Muzeun Etnologjik dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

23 Nëntor 2018

Sot, nxënësit e klasave të IX-ta u pasuruan më tepër me njohuri rreth kulturës, përsonazheve dhe ngjarjeve historike që identifikojnë popullin shqiptar.

Kjo u realizua gjatë vizitës në Muzeun Etnologjik dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Përmes Muzeut Etnologjik kuptuan trashëgiminë etnologjike përkatësisht shtjellimin e origjinës se këtyre tematikave: familja dhe organizimi i saj, Arti popullor-Zejtari, Oda dhe funksioni i saj, Mënyra e jetesës, Ritet e martesës Veshjet popullore të Kosovës etj.

Ndërsa, gjatë vizitës në Muzeun e Kosovës nxënësit patën mundësi të shohin një koleksion të pasur të eksponateve të profileve të ndryshme që prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj

Në sektorin e Historisë së Muzeut të Kosovës ishte hapur ekspozita historike me titull “titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”.

Në Muze ishte improvizuar zyra e ish-presidentit Rugova së bashku me disa fotografi dhe gjëra të çmuara të cilat e portretizojnë jetën dhe veprimtarinë e tij.

Galeria
Të ngjashme
  • Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana.

    20 Tetor 2020

    Card Image

    Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana. Vizita ishte me karakter arsimor përmes të cilës ata forcuan njohuritë e tyre në lëndën e Historisë. At...

    Më shumë
  • The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021

    14 Shtator 2020

    Card Image

    The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021 por në rrethana të pazakonta, me rregulla dhe kujdes të shtuar. Në ceremoninë hapëse të vitit të ri s...

    Më shumë
  • Intervista e Drejtoreshës Diana Qarkaxhija dhënë për RTK

    02 Shtator 2020

    Card Image

    Falë kushteve dhe hapësirës që The British School of Kosova, e ka në dispozicion, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet sipas parametrave të kërkuara për mbrojtje nga infe...

    Më shumë