World Book Day??The idea of commemorating World Book Day has its origins in Spain, in the area of Catalonia, where the buyer of a book was given a rose.April 23 is associated with the death of two colossi of world literature: William Sheakspire in England and Miguel de Cervantes in Spain. On the same date, 1616, Cervantes, Shakespeare and Garcilaso de la Vega, nicknamed Inca left this world. April 23 also marks the birth or the death of other writers, such as Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla and Manuel Mejia Vallejo.April 23 has been declared World Book Day and Copyright Day, on the 15th November 1995, with a UNESCO resolution, after taking into account the facts that the book has been, historically, the most powerful instrument of knowledge dissemination and the most effective tool to ensure the preservation of this knowledge, and that any initiative to promote new books is a cultural enrichment factor etc.Every year on April 23 the celebrations are held all over the world, thus recognizing the magical power of books, a connection between the past and the future, a bridge between generations and cultures different.Unable to organize any activities, for World Book Day as it used to be organized the past years, today in the subject of Albanian language, with students of 8th and 9th grades and Albanian language teacher Shpresa Morina, an activity was realized for World Book Day, within the possibilities that virtual learning gives us.In this activity the students offered us pleasure with data about: World Book Day; research on prominent figures from various fields: science, art, music and literature; essays written by them, poetry, songs and quotes about books.Just as many wise and knowledgeable people have considered, we too have fully agreed with the view that: “The book is the most powerful instrument that has served to change humanity ”, we have also set a goal for ourselves, that “by reading books, we also are going to be part of this change in humanity."#TheBritishSchoolofKosova#QualityEducation??????Dita Botërore e Librit ??Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli lidhet me vdekjen e dy kolosëve të letërsisë botërore: William Shakespeare në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë. Po me këtë datë të vitit 1616, u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit, më 15 nëntor të viti 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.Çdo vit më 23 prill festimet mbahen në të gjithë botën, për të njohur kështu fuqinë magjike të librave, një lidhje midis së kaluarës dhe së ardhmes, një urë midis brezave dhe kulturave të ndryshme.Në pamundësi të organizimit të ndonjë aktiviteti, për Ditën Botërore të Librit sikurse është organizuar vitet e kaluara, sot në lëndën e gjuhës shqipe, me nxënësit e klasave të 8-ta dhe 9-ta dhe arsimtaren e gjuhës shqipe Shpresa Morina, është realizaur një aktivitet për Ditën Botërore të Librit, brenda mundësive që na jep mësimi virtual. Në këtë aktivitet nxënësit na ofruan kënaqësi me të dhëna për: Ditën Botërore të Librit, hulumtime rreth figurave të shquara nga fusha të ndryshme: të shkencës, artit, muzikës dhe letërsisë, ese të shkruara nga vet ata, poezi, këngë dhe thënie për librin. Ashtu siç kanë konsideruar shumë njerëz të dijes dhe pendës dhe, ne jemi pajtuar plotësisht me mendimin se: “Libri është instrumenti më i fuqishëm që ka shërbyer për ta ndryshuar njerëzimin”, po ashtu, ne i kemi vënë qëllim vetes, që “me anë të leximit të librit, edhe ne të jemi pjesë e këtij ndryshimi të njerëzimit”.#EdukimCilësor??????
Posted by The British School of Kosova on E enjte, 23 April 2020