Class Image

Niveli fillor 1-5

Stafi jonë është i përkushtuar për të ofruar mundësitë më të mira arsimore dhe për të siguruar që nxënësit tanë të jenë të përgatitur për suksese në shkollën e mesme, universitet dhe më gjerë. Vazhdimisht përpiqemi të ndërtojmë lidhje me secilin nxënës dhe të ofrojmë udhëzime të bazuara në standarde të larta.

Aktivitetet dhe ngjarjet e veçanta të nxënësve u ndihmojnë fëmijëve t’i njohin potencialet e tyre, të krijojnë një vetë-koncept pozitiv dhe të ndërtojnë një lidhje të fortë me shkollën, duke bërë që ata të zhvillojnë përgjegjësisë personale , pavarësinë dhe udhëheqjen.

Ne mirëpresim dhe vlerësojmë kontributin dhe pjesëmarrjen e prindërve tanë dhe të pjesëtarëve të komunitetit. Gjithashtu inkurajojmë anëtarët e komunitetit që të përfshihen në shkollën tonë nëpërmjet partneriteteve ose mundësive vullnetare. Duke punuar së bashku, mund t’i ndihmojmë të gjithë nxënësit t’i përmbushin pritjet akademike dhe të zhvillojnë potencialin e tyre si qytetarë produktivë në një shoqëri demokratike.