Class Image

Niveli mesëm i ulët 6-9

Në shkollën “The British School of Kosova”, funksionon shkolla e mesme e ulët, e cila ka për qëllim edukimin e përgjithshëm dhe arsimimin e nxënësve të moshës 10-14 vjeçare. ShMU posedon gjithësej 11 klasa me nxënës të moshave të ndryshme (klasat 6-9).

Shkolla afron kushte bashkëkohore për mësimdhënie dhe mësimnxënie, kushte të përshtatshme dhe adekuate për një ambient të rehatshëm, i cili stimulon nxënësit për pjesmarrje dhe bashkëpunim të frytshëm, si dhe staf të përgatitur të mësimdhënësve.

Midis tjerash, shkolla vazhdimisht organizon aktivitete jashtëmësimore natyrash të ndryshme, në mënyrë që të thellojmë informatat tek nxënësit, të përjetojnë mësimet në mënyre praktike dhe të jenë të gatshëm për nivelet e tjera të shkollimit.