Biblioteka

Biblioteka është një pjesë integrale e shërbimeve shkollore dhe ka në personel profesional për shërbime. Stafi i bibliotekës punon ngushtë me mësimdhënësit e të gjitha niveleve si dhe me nxënësit.

Objektivi kryesor i Bibliotekës është të mësojë se si të identifikojë, lokalizojë, organizojë dhe paraqesë informacionin në një mënyrë të qartë, koncize dhe bindëse.

Biblioteka ofron mundësi për nxënësit për të arritur aftësi dhe për të nxitur një interes të përjetshëm si për leximin ashtu edhe për njohuritë e përgjithsme. Të gjithë nxënësit kanë qasje në bibliotekë shkollore , duke iu krijuar mundësi të shumta në literaturë të ndryshme për fusha të ndryshme.

Qëllimet kryesore të bibliotekës janë që t’i nxisin nxënësit në mënyrë të vazhdueshme për lexim, duke vazhduar procesin e tyre të zbulimit të vetvetes në fusha të ndryshme.

Të organizojnë aktivitete si: lexim në letërsi , të jep mundësi të përdorimit të mjediseve të bibliotekës në mënyrë të pavarur, të nxisë nxënësit për aktivitete të ndrsyshme në fushën e letërsisë, etj.

Ne po jetojmë në një epokë të informacionit të shpejtë por vlera e librit mbetet e njejtë dhe këtë vazhdimisht provojmë ta lansojmë të nxënësit tanë. Një objektiv kryesor i arsimit është të mësojë se si të identifikojnë, lokalizojnë, organizojnë dhe paraqesin informacionin e nevojshëm në një mënyrë të qartë, koncize dhe bindëse.

Biblioteka në The British School of Kosoava përpiqet të jetë mjeti që ofron mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit për të arritur këto aftësi dhe për të nxitur një interes të përjetshëm si për leximin ashtu edhe për njohuritë e tyre gjatë gjithë jetës. Secili nxënës i shkollës sonë ka qasje në Bibliotekën Shkollore.

Materialet bibliotekare u mundësojnë nxënësve të zhvillojnë potencialin e tyre unik – fizik, emocional, krijues, estetik, shpirtëror, intelektual, moral dhe shoqëror.

Nga tani e tutje të gjithë nxënësit mund të kërkojnë librat e tyre në katalogun digjital më të dhënat bibliografike të materialeve bibliotekare.

Kliko këtu:
Katalogu Digjital i Bibliotekës

Text Section Image
Galeria