Vizioni

“The British School of Kosova’’ është shkollë jo-publike që ofron standardet më të larta të arsimit në të gjitha nivelet parauniversitare dhe është e përkushtuar që të arrijë më të mirën e mundshme për krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie efektive dhe të suksesshme.

Text Section Image

Misioni

Si shkolla me kushtet më bashkëkohore në Kosovë, mision ka që të ofrojë arsim parauniversitar të një cilësie të lartë për të gjithë nxënësit dhe të kultivojë standardet më të larta morale e etike. Në mënyrë të vazhdueshme, shkolla përkushtohet që të krijojë ambient të ngrohtë akademik në mënyrë që nxënësit të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu, mision i shkollës është edhe krijimi i një ambienti intelektual, shoqëror, rekreativ dhe shpirtëror në të cilin nxënësit do të kenë mundësi që t’i realizojnë plotësisht potencialet e tyre në çdo aspekt zhvillimor. Nxënësit do të inkurajohen vazhdimisht që ta shprehin talentin dhe intelektin e tyre.

Përveç kësaj, ”The British School of Kosova’’ ofron arsimim të balancuar në mënyrë që nxënësit të përgatiten për shkollim të vazhdueshëm dhe të jenë plotësisht të përgatitur dhe të pjekur për botën akademike dhe tregun e punës.

Text Section Image