Class Image

Niveli mesëm i lartë 10-12

Niveli i mesëm i lartë  është i organizuar sipas dy profileve (drejtimeve) si: Gjimnazi i shkencave natyrore dhe Gjimnazi i shkencave shoqërore dhe gjuhësore. Gjatë shkollimit në këtë nivel nxënësit e shkollës sonë do të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi që do t’i përgatisin ata të përballen me sfidat që sjellin ndryshimet e shekullit XXI, në thelb të të cilave është procesi i globalizimit.

Nxënësit tanë do të frymëzohen të vlerësojnë, artikulojnë, demonstrojnë dhe praktikojnë njohuritë dhe shkathtësite e fituara përmes pjesëmarrjes aktive në procesin mësimor dhe kontributit efektiv në shoqëri. Përmes përmbushjes së këtyre kompetancave nxënësit do të jenë të gatshëm të vazhdojnë me sukses studimet në fushat që ata dëshirojnë. Niveli i mesëm i lartë i shkollës “The British School of Kosova” u ofron të gjithë nxënësve mundësi për qasje në programe të diferencuara, të personalizuara dhe gjithëpërfshirëse, të bazuara në planprogamet e MASHT-it përmes:

  • Stafit profesional të mësimdhënësve të fokusuar në mësimdhënie cilësore në qendër të së cilës është suksesi i nxënësit.
  • Mjedisit familjar, të sigurt, tolerant dhe frymëzues që stimulon mësimnxënien efektive pëmes së cilës nxënësi arrin kompetencat e nevojshme.
  • Bashkëpunimit efektiv në mes të prindërve, nxënësve dhe shkollës për të siguruar vendimmarrje gjithëpërfshirëse në procesin edukativo – arsimor.