Kushte komode dhe hapesirë bashkëkohore

Institucioni arsimor ”The British School of Kosova” ofron kushte komode dhe hapësirë bashkëkohore për mbarëvajtjen e suksesshme të procesit mësimor.

Duke filluar nga klasat të cilat ofrojnë rehati për nxënësit , hapësirë të mjaftueshme dhe mjete moderne për punë (projektorë e smart board ).

  • Kabinete dhe laboratorë modernë të pajisur me teknologjinë e fundit.
  • Palestra dhe terrene sportive me hapësira adekuate për shfrytëzim sipas nevojave dhe kërkesave të nxënësve.
  • Amfiteatër ku nxënësit marrin hapat e parë në ndërtimin e personalitetit të tyre.
  • Kuzhina, një ambient i ngrohtë ku nxënësit kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm nga një meny e pastër dhe e rekomanduar nga nutricionistët.
  • Uniforma unike me dizajn modern e cila ofron komoditet në qëndrimin tërëditor të nxënësve në shkollë.
Text Section Image

Shkolla ofron siguri të lartë për nxënësit, duke filluar nga vëzhgimi i objektit përmes kamerave të sigurisë (kohë reale), sigurimi fizik i objektit si dhe transporti i nxënësve shtëpi-shkollë dhe anasjelltas.

Të gjitha hyrje-daljet bëhen sipas rregullave të shkollës nën mbikqyrjen e stafit të BSK-së, të cilët kanë një përkushtim të madh ndaj nxënësve dhe punës.

Gjithë kjo hapësirë dhe këto kushte nxisin fëmijët për punë dhe mësim të vazhdueshëm, gjë që është çelës për një të ardhme të ndritur.

Text Section Image