Rreth programeve të shkollimit (1-12)

Stafi jonë është i përkushtuar për të ofruar kushtet dhe mundësitë më të mira edukativo- arsimore dhe për të siguruar që nxënësit tanë të jenë të përgatitur për suksese në shkollën e mesme, universitet dhe më gjerë.

Ne, vazhdimisht përpiqemi të ndërtojmë lidhje me secilin nxënës dhe të ofrojmë udhëzime të bazuara në standarde të larta.Aktivitetet dhe ngjarjet e veçanta të nxënësve i ndihmojnë fëmijët ta shfaqin potencialin e tyre të plotë, të krijojnë një vetëkoncept pozitiv dhe të ndërtojnë një lidhje të fortë me shkollën, duke bërë që ata të zhvillojnë përgjegjësitë personale , pavarësinë dhe udhëheqjen.

Ne mirëpresim dhe vlerësojmë kontributin dhe pjesëmarrjen e prindërve tanë dhe të pjesëtarëve të komunitetit. Gjithashtu inkurajojmë anëtarët e komunitetit që të përfshihen në shkollën tonë nëpërmjet partneriteteve ose mundësive vullnetare. Duke punuar së bashku, ne mund t’i ndihmojmë të gjithë nxënësit t’i përmbushin pritjet akademike dhe ta zhvillojnë potencialin e tyre si qytetarë aktivë dhe produktivë në një shoqëri demokratike.

Text Section Image