Institucioni edukativo-arsimor “The British School of Kosova” ofron dhe siguron arsimim bashkëkohor dhe shumë cilësor për të gjitha nivelet e shkollimit, pra nga niveli parashkollor e deri në fund të atij të mesëm të lartë (gjimnaz) me drejtimet: shkenca natyrore dhe shkenca shoqërore dhe me mundësi zgjedhjeje në klasa kombëtare apo ndërkombëtare. Ne motivohemi dhe nxitemi nga një filozofi unifikuese dhe ambicioze për nxënësit tanë, për punonjësit tanë dhe gjithë komunitetin. Besojmë se nuk ka kufij në arritshmërinë e nxënësve tanë, prandaj mbështesim çdo fëmijë që të ketë sukses në aspektin akademik, social dhe atë personal.
Kultura e shkollës sonë ndërtohet mbi një përkushtim të madh dhe rezonues të të nxënit. Programi akademik i shkollës ”The British School of Kosova” ndërton aftësitë themelore të të menduarit kritik dhe është i strukturuar për të ndihmuar nxënësit që të zbulojnë mënyra optimale për t’i shprehur potencialet e veta, pra për të shkëlqyer. Shkolla jonë është e përkushtuar për t’iu përgjigjur imagjinatës së nxënësve tanë në mënyrë që ata të zbulojnë talentet e tyre unike dhe të rriten në mënyra të ndryshme. Ne i kushtojmë vëmendje çdo fëmije duke krijojmë një mjedis, ku secili nxënës mund të lulëzojë si një individ dhe si anëtar me vlerë i shoqërisë.