Ne në “British School of Kosova“ vendosim standarde të larta për të gjithë nxënësit! Këto standarde mund të përvetësohen nga nxënësit vetëm kur mësimdhënësit krijojnë një ambient vërtet dashamirës dhe përkrahës për ata.
Si shkollë jemi përgjegjës për të gjithë nxënësit që na janë besuar, e jo vetëm për një pjesë të tyre! Besojmë fuqimisht se të gjithë fëmijët meritojnë një arsimim cilësor. Kjo mund ta arrihet kur nxënësve iu ofrohet një mjedis i duhur ku ata mund të zhvillojnë aftësitë themelore të të menduarit kritik në mënyrë që të zbulojnë mënyra optimale për t`i shprehur potencialet e veta.
Në shkollën tonë kemi ndërtuar një program akademik që ndihmon në realizimin potencialeve të nxënësve në çdo aspekt të zhvillimit të tyre. Nëse na vizitoni do të hasni në një mjedis shkollor të sigurtë, përdorim të avancuar të teknologjisë, mësues të përkushtuar të cilët vazhdimisht punojnë për të mbështetur zhvillimin e nxënësve.
Motoja udhërrëfyese e një mësimdhënësi në shkollën tonë është: “Do të të mësoj” e jo “Do të ta gjykoj talentin”.
Lulzim Tytynxhiu