Aktivitet e lira të nxënësve në shkollën ”The British School of Kosova” paraqesin karakteristikë njohëse, që burojnë nga imazhi i shkollës sonë, e cila ofron mundësi argëtimi përmes organizimit të aktiviteteve të shumta jashtëmësimore dhe jashtëshkollore si përvojë e mirë në formimin e personalitetit të nxënësve.
Me qëllim të gërshetimit të teorisë me praktikën shkollore, aktivitetet e lira organizohen të ndërlidhura me plan-programet mësimore të shkollës dhe ngërthejnë në vete vlerat e njëmendta kulturore, artistike e sportive të cilat janë në funksion të zhvillimit të afiniteteve, krijimin e shkathtësive dhe shprehive të punës. Ato ndikojnë në zhvillimin e kreativitetit, nxisin motivimin dhe kërshërinë si dhe janë rekreative, inspiruese dhe ngazëllyese për nxënësit.
Në kuadër të aktiviteteve jashtëmësimore si mundësi e shkëlqyeshme dhe atraktive për promovimin e vlerave të nxënësve në shkollën “British School of Kosova” fuksionojnë këto klube :