Article

Hapja e vitit të ri shkollor

09 Shtator 2018

Njoftohen të gjithë nxënësit e shkollës “The British School of Kosova”, se duke u bazuar në vendimin e Ministrisë së Arsimit, procesi i mësimit dhe ceremonia për vitin e ri shkollor 2018/2019, do të fillojë më 3 shtator 2017, në orën 09:00h për nivelin fillor (klasa 1-5), ndërsa për nivelin e mesëm të ulët, ceremonia e hapjes fillon në orën 12:00 (klasa 6-9) .
Për nivelin e mesëm të lartë (klasat 10, 11 dhe 12), procesi i mësimit dhe ceremonia e  për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019, do të fillojë më 4 shtator 2018, në orën 10.00h.
Pritja e nxënësve të rinj do të organizohet nga të gjithë mësimdhënësit dhe stafi i shkollës, ku pas ceremonisë së hapjes dhe koktejit të organizuar nga shkolla, nxënësit do të shoqërohen nga kujdestarët e tyre nëpër klasa për të mbajtur një orë mësimore dhe për të pranuar listën e gjërave të nevojshme për vitin shkollor .

Në rast nevoje për konsultime shtesë rreth çështjeve logjistike apo mësimore të shkollës,
administrata dhe stafi mësimor i shkollës do të jenë në dispozicion të të gjithë nxënësve dhe të prindërve. Gjithashtu, njoftojmë të gjithë nxënësit, se transporti i shkollës do të jetë në shërbim të nxënësve nga data 4 shtator 2018, për nivelin fillor (klasa 1-5) dhe nivelin e mesëm të ulët (klasa 6-9), duke organizuar marrjen dhe kthimin në shtëpi, për të gjithë nxënësit që janë përcaktuar për të udhëtuar me këtë lloj transporti!

Ndërsa, për nivelin e mesëm të lartë (klasat 10-12), transporti i shkollës do të jetë aktiv nga data 5 shtator 2018, duke organizuar marrjen-kthimin për në shtëpi, për të gjithë nxënësit që janë përcaktuar për të udhëtuar me këtë lloj transporti.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni në tel: 038 600 888, mob: 045 150 130, e-mail: [email protected] !