Article

Njoftim për Testin e Arritshmërisë

21 Maj 2019

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë, klasa e IX-të, i cili sipas Ministrisë se Arsimit ishte planifikuar të mbahet me datë 25 maj 2019 është zhvendosur me datën 31 maj 2019.

Arsyeja e shtyerjes së datës së Testit të Arritshmërisë është vazhdimi i procesit mësimor për një javë në shkollat publike për shkak të greves në arsim ne janar të 2019-tes.

Pasi që të caktohen qëndrat për mbajtjen e testit dhe koha nga DKA (Drejtoria Komunale e Arsimit) do të njoftoheni menjëherë nga administrata e shkollës sonë.

Gjithë të mirat dhe shumë suksese për nxënësit tanë!