Article

Njoftim rreth procesit mësimor

06 Prill 2021

Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i The British School of Kosova,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës me nr. 01/05 datë 05.04.2021 për parandalimin e pandemisë COVID-19, nga data 12 Prill 2021 (e Hënë), procesi mësimor në The British School of Kosova për klasën parafillore dhe Nivelin 1 ( klasat 1-5) do të zhvillohet me prezencë fizike në shkollë ndërsa për Nivelin 2 dhe 3 (klasat 6-9 dhe 10-12) mësimi do të zhvillohet në distancë deri me datën 18 Prill.

Mësimi do të mbahet përmes platformës Google Meet ashtu siç kemi vepruar më herët!

Rreth orarit dhe procesit mësimor, nxënësit do të informohen paraprakisht nga administrata.

Si dhe për detaje tjera do të informoheni me kohë nga zyrtarët e administratës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!