Article

Njoftim

27 Mars 2019

Në bazë të Kalendarit shkollor 2018/2019, njoftohen të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, se nga data 1 prill 2019, do të filloj pushimi pranveror i cili do të zgjasë deri me datën 09 prill 2019.

Gjatë periudhës së pushimit mësimi nuk do të zhvillohet, mirëpo administrata e “The British School of Kosova”, do të jetë në dispozicionin tuaj (01 prill deri me 5 prill 2019)!

Mësimi i rregullt për të gjitha nivelet mësimore do të vazhdoj të mbahet më 10 prill 2019 (e mërkure).

Vëmendje: Sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, me datën 09 prill 2019, është Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa data 08 prill 2019, do të lidhet me datën e lartcekur e cila ditë do të zëvendësohet në ditën e fundit të fundviti shkollor 2018/19!

Me respekt,
The British School of Kosova