Article

Përfundimi i Periudhës së dytë të vitit shkollor 2020/21

02 Prill 2021

The British School of Kosova ju informon se në bazë të Kalendarit Shkollor, me datë 2 Prill 2021, do të përfundojë Periudha e dytë për vitin shkollor 2020/21.

Gjithashtu, sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, me datën 05 Prill 2021, është Festa e Pashkëve Katolik, me datën 09 Prill 2021 është Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa, datat 06, 07, 08 Prill do të lidhen me datat e lartëcekura.
 
Mësimi i rregullt për të gjitha nivelet mësimore do të vazhdojë të mbahet nga data 12 Prill 2021 (E hënë).