Article

Summer school

18 Qershor 2018

Të nderuar prindër ,

Me shpresën që ky njoftim t’ju gjejë mirë, na lejoni t’ju informojmë se “The British School of Kosova” organizon Summer School këtë vit nga data 2-20 Korrik 2018.

“The British Summer School of Kosova” ofron një gamë aktivitetesh të lloj-llojshme me qëllim që fëmijët të kenë një verë të këndshme dhe të pa harruar. Përqëndrimi kryesor në këtë shkolle do të jenë gjuhët huaja si dhe disa aktivitete argëtuese- krijuese nga arti, muzika dhe artet e arteve interpretuese. Gjithashtu, nxënësit do të punojnë dhe do të kujdesën për shëndetin e tyre fizik përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë edhe sportin e notit një herë në javë. Nga ana tjetër edhe teknologjia do të inkuadrohet si mjet i duhur për të projektuar robotikën nga imagjinata e tyre, ndërkaq orët e Yoga`s do të na shërbejnë si një formë e mirë për të relaksuar mendjen. Natyra do të jetë pjesë e pandashme e ditëve në “Summer School”.

Nga e hëna deri të premten, prej orës 8:30 – 15:30  do të organizohen lloj-llojshmëri aktivitetesh për fëmijët që janë pjesë e këtij programi veror.

Grup-moshat janë:

Grupi I (Klasa 1-5)

Grupi II (klasa 6-9)

Grupi III (Klasa 10-12)

Çmimi për 3 javë është 250 € ,në çmim përfshihen :

➢ Mëngjeset, drekat dhe zgara e përgaditur çdo ditë nga kuzhinierë profesionistë.
➢ Transportin në vizitat që do të zhvillohen jashtë objektit të shkollës.

Afati për aplikim është 30.06.2018

Procedura e regjistrimit është online, (në linkun e mëposhtëm)

http://britishschoolkosova.com/summerschool2018/

Afati për pagesë deri më 30.06.2018

Pagesa bëhet përmes bankës:

TEB Bank- 2014 0001 0879 8194

NLB Bank – 1707 0010 1281 1746

Përshkrimi i pagesës: Summer School

Për çdo paqartësi, ju lutem mos hezitoni të na vizitoni apo të na kontaktoni:

Fushë-Kosovë- Prishtinë , Republika e Kosovës

Tel: 038 600888 , Mob: +377 45 150130

E-mail : [email protected]

Më:18.06.2018
Me respekt,

“The British School of Kosova”