Article

Njoftim mbi vendimin e MAShT

12 Mars 2020

Të dashur nxënës, të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se pas vendimit të MAShT për pezullim të procesit mësimor si masë për të parandaluar mundësinë e përhapjes së virusit COVID-19, The British School of Kosova duke filluar nga data 20 mars 2020 do të filloj me aplikimin e mësimdhënies nga distanca (distance learning) përmes platformës elektronike. Qëllimi i kësaj iniciative është që nxënësit tanë të jenë të angazhuar në shtëpi gjatë këtij pushimi të detyrueshëm. Besojmë fuqishëm se gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme në të cilën po kalon vendi është shumë e rëndësishme që nxënësit të jenë të fokusuar në mësime dhe në këtë mënyrë të heqin vëmendjen nga situata e krijuar dhe shqëtësimet që mund të sjellë ajo. Në këtë mënyrë nxënësit do të jenë aktiv dhe kjo do të kontribuoj që pezullimi i mësimit të mos ndikoj në mësimnxënie dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara të të nxënit. Gjithashtu, kjo do të ndikoj pozitivisht në riinkuadrimin e shpejtë dhe të lehtë të nxënësve në procesin mësimor kurdo që ai të rifillon.
Aktualisht, mësimdhënësit e BSK janë duke bërë përgatitjet e duhura për inicimin e platformës për mësimdhënie nga distanca. Nxënësit do të marrin me kohë, përmes mësimdhënësve kujdestarë të tyre, informacionet e nevojshme për qasje në këtë platformë.
Nxënës të dashur, shpresojmë të ju shohim sa më shpejtë të ulur në bankat e shkollës. Ju urojmë shëndet dhe qetësi. Shihemi së shpejti.
#theBritishSchoolofKosova #QualityEducation ??????