Article

Balkan Voices 2023

24 Mars 2023

Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi dhe Blerta Totaj, përfaqësuan denjësisht shkollën tonë dhe Kosovën në garën ndërkombëtare të oratorisë origjinale, Balkan Voices 2023, në Blagoevgrad të Bullgarisë. Kjo garë solli një konkurencë të fortë me mbi 70 nxënës nga Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Gara Balkan Voices u ofroi nxënësve tanë mundësi që zëri i tyre të dëgjohet. Nxënësit Erlisa Buzhala dhe Polat Ismajli treguan sukses të lartë duke arritur të jenë finalistē të garës.
Përtej rezultatit, përvoja që nxënësit kanë marrë nga kjo garë ishte e jashtëzakonshme. Nxënësit patën mundësi të shkëmbejnë përvoja me moshatarët e tyre nga regjioni, të krijojnë shoqëri të reja, të argëtohen dhe të ngrisin zërin e tyre për çështje me interes për ta gjatë punëtorive të organizuara. The British School of Kosova ka për qëllim që nxënësve të saj t’u ofroj mundësi që të jenë pjesë e aktiviteteve të tilla të cilat formësojnë karakterin e tyre dhe krijojnë përvoja të paharruara për ta.

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë
  • Punime rreth dizajnit të enterierit dhe eksterierit.

    21 Shkurt 2023

    Card Image

    Sot, nxënësit e klasave të 8-ta të The British School of Kosova, punuan punime të dizajnit të enterierit dhe eksterierit. Ata mësuan si të bëjnë matjet, dizajnimin me vij...

    Më shumë