BSK Hiking në Prevallë ⛰?♂️?♀️
20 Tetor 2019
BSK Hiking në Prevallë ⛰?♂️?♀️
Nxënësit e The British School of Kosova, nën udhëheqjen e profesorit të Gjeografisë , Florend Krasniqi, ishin pjesë e aktivitetit të ecjes në natyrë në Malet e Sharrit, mbi qafën e Prevallës. Nxënësit arritën të ngjiten deri rrëzë majës së Guzhbabes, ku burojnë disa nga degët e lumit Lumbardhi i Prizrenit, në lartësi mbidetare afro 2,200m. Përpos socializimit, argëtimit dhe rekreacionit, ky aktivitet pati edhe karakter edukativ. Aktiviteti ishte i ndërlidhur me lëndën e Gjeografisë ku nxënësit paten rastin te degjojne nje ligjerate mbi Parkun Kombetar te Sharrit dhe vlerat natyrore qe ka ky park.