Article

BSK me sukses mbylli garat sportive në futboll dhe volejboll 🏆🏐🤾‍♀️

03 Maj 2019

Për dy ditë radhazi në sallat sportive të “The British School of Kosova”, nxënësit e nivelit të mesëm të lartë të ndarë në grupe morën pjesë në turnirin e organizuar në dy disiplina sportive; futboll dhe volejboll.

Në disiplinën e futbollit ngadhënjyen nxënësit klasës XI/2. Ndërsa në disiplinën e volejbollit fitues të çmimit të parë dolën nxënësit e klasës së XII-2.

Profesori i lëndës së Edukatës Fizike në BSK, Gazmend Preniqi përgëzoi nxënësit për lojërat fer të zhvilluara, pa incidente dhe pa lëndime. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë organizatorët që ishin pjesë e këtyre garave dhe në veçanti nxënësit që krijuan një atmosferë festive brenda hapësirave ku u zhvilluan lojërat.

Në fund të kësaj ngjarje për ekipet fituese u ndanë edhe kupat, medaljet dhe shpërblimet.

Galeria
Të ngjashme
  • Transporti shkollor

    20 Janar 2021

    Card Image

    The British School of Kosova ofron siguri të lartë të transportit për nxënësit e shkollës. Transporti shkollor është i organizuar në një nivel të lartë me kushtet më ...

    Më shumë
  • Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë

    18 Janar 2021

    Card Image

    Sot filloi gjysmëvjetori i dytë. Me shpresën se ky vit do të jetë më i mirë se viti që shkoi, ju urojmë shumë shëndet, mbarësi e suksese nxënësve tanë!

    Më shumë
  • Nxënësja e The British School of Kosova, Lea Nobërdaliu, shpërblehet me çmimin Vullnetarja e Vitit 2020.

    19 Dhjetor 2020

    Card Image

    Më shumë