Article

BSK me sukses mbylli garat sportive në futboll dhe volejboll në shkollën fillore të mesme të ulët🏆🏐🤾‍♀️

24 Maj 2019

Për dy ditë radhazi në sallat sportive të “The British School of Kosova”, nxënësit e nivelit të mesëm të ulët të ndarë në grupe morën pjesë në turnirin e organizuar në dy disiplina sportive: futboll dhe volejboll.

Në disiplinën e futbollit fituesit e çmimit të parë ishin nxënësit e klasës IX/1 dhe çmimin e dytë e fituan nxënësit e klasës IX/2. Ndërsa në disiplinën e volejbollit fitues të çmimit të parë dolën nxënësit e klasës së IX/3 dhe çmimin e dytë e fituan nxënësit e klasës VII/1.

Profesoresha e lëndës së Edukatës Fizike në BSK, Arbnore Përquku përgëzoi nxënësit për lojërat fer të zhvilluar, pa incidente dhe pa lëndime. Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë organizatorët që ishin pjesë e këtyre garave dhe në veçanti nxënësit që krijuan një atmosferë festive brenda hapësirave ku u zhvilluan lojërat.

Në fund të kësaj ngjarje për ekipet fituese të vendeve të para u ndanë edhe kupat, medaljet dhe shpërblimet.

Galeria
Të ngjashme
  • Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni

    21 Prill 2021

    Card Image

    Nxënësja e klasës së tretë, Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni. Kanina doli fituese e çmimit të dyt...

    Më shumë
  • Aktivitet në klasën parafillore për stinën e Pranverës

    21 Prill 2021

    Card Image

    Më shumë
  • Mësimi në distancë

    16 Prill 2021

    Card Image

    Po vazhdon mësimi në distancë në shkollën e mesme të lartë (klasat 10-12).

    Më shumë