Article

Chad Briggs dhe Tracy Walstrom Briggs bashkëbiseduan më nxënësit e BSK-së 🇺🇸👨‍🏫👩‍🏫

20 Prill 2019

Me rastin e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës, në BSK u mbajtë një ligjëratë mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në ndikimin që burimet e energjisë kanë në mjedis. Ligjerata u mbajtë nga profesor Chad Briggs dhe Tracy Walstrom Briggs, profesorë amerikan të politikave mjedisore.

Nxënësit patën mundësinë që të dëgjojnë mbi problemet mjedisore në Kosovë, ndikimin që termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” kanë në ndotjen e mjedisit, përparësitë dhe dobësitë e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, dhe mundësitë e Kosovës për burime alternative të energjisë.

Qëllimi i ligjeratës së mbajtur nga profesorët Briggs ishte vetëdijësimi i nxënësve për kujdesin ndaj mjedisit.

Galeria
Të ngjashme
  • The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021

    14 Shtator 2020

    Card Image

    The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021 por në rrethana të pazakonta, me rregulla dhe kujdes të shtuar. Në ceremoninë hapëse të vitit të ri s...

    Më shumë
  • Intervista e Drejtoreshës Diana Qarkaxhija dhënë për RTK

    02 Shtator 2020

    Card Image

    Falë kushteve dhe hapësirës që The British School of Kosova, e ka në dispozicion, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet sipas parametrave të kërkuara për mbrojtje nga infe...

    Më shumë
  • Përmbledhje e vitit 2019/2020

    14 Korrik 2020

    Card Image

    Filluam vitin shkollor 2019/2020 me plane të mëdha, plot energji pozitive dhe më gati se kurrë më parë. Gjatë gjithë verës stafi i BSK ka punuar me përkushtim për të p...

    Më shumë