Dasar Xhambazi thyen rekordet shtetërore në kampionatin evropian të notit
09 Dhjetor 2019
Dasar Xhambazi, nxënësi i klasës së 12-të në The British School of Kosova ka përfaqësuar Kosovën?? në kampionatin evropian te notit në pishina të shkurtëra që është mbajtur në Glasgow të Skocisë. Dasari në këto gara pati paraqitje të shkëlqyera ku edhe theu rekorde të Kosovës në diciplinat 50m dhe 100m bretkosë si dhe ishte pjesë e stafetës 4x50m mix dhe 4x100m stil i lirë ku thyen rekordin absolut të Kosovës.
The British School of Kosova ushqen talentet që nxënësit e saj kanë duke u ofruar përkrahje dhe mbështetje në rrugëtimin e tyre drejt jetësimit të aspiratave që ata kanë.
The British School of Kosova i uron Dasarit suksese të vazhdueshme në garat e rradhës.