Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur ?
12 Prill 2019
Në Ditën Botërore të Shëndetit Oral, nxënësit e shkollës së BSK-së vizituan stomatologun Astrit Kuçi. Ai me këtë rast, bëri të ditur për nxënësit se higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme, pasi ajo favorizon një shëndet të mirë tek fëmijët, por edhe tek të rriturit.
Nxënësit e nivelit fillor të BSK-së gjatë bisedës me stomatologun Kuçi dëgjuan me shumë vëmendje këshillat që ai dha për ta, ndërsa, u zotuan që do ti ndjekin ato me kujdes të shtuar.
Shkolla “The British School of Kosova”, falënderon Kolegjin AAB dhe stomatologun Astrit Kuçi për kohën, këshillat dhe bisedën më nxënësit tanë.