Diplomoi gjenerata e dytë e maturantëve të “The British School of Kosova” ?????
26 Qershor 2019
Me një ceremoni solemne, në prani të prindërve, përfaqësueve të institucioneve shtetërore, mësimdhënësve e nxënësve, The British School of Kosova kremtoi ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së dytë të maturantëve.
Në fjalën e saj përshëndetëse drejtoresha e shkollës, Diana Qarkaxhija, para të pranishmëve tha se misioni i BSK-së ka qenë dhe mbetet kontributi për një shoqëri të shëndoshë e mirëarsimuar për brezat e rinj të vendit tonë. Ajo gjithashtu falënderoi stafin e mësimdhënsve të BSK-së që gjatë këtyre viteve kanë arritur të përgatisin të rinj që me njohuritë e tyre i konkurojnë edhe vendeve të botës.
“Ajo çfarë kemi parë tek potenciali i këtyre nxënësve na bënë optimist se e ardhmja për ta ka rezervuar majat e suksesit. Tre vite punë me këta nxënës të mrekullushëm na kanë vënë në sfida të ndryshme të cilat kërkonin mund, sakrificë e përkushtim për t’i tejkaluar ato, mirëpo në fund arritëm suksesin, falë angazhimit të pakusht të mësimdhënësve e stafit të BSK-së”, u shpreh Qarkaxhija.
Ajo tutje nxënësit i porositi që të mos ndalen së kërkuari atë që kanë ëndërruar ta kenë, të mos ndalen duke mësuar e punuar si dhe t’i kenë gjithmonë në sirtaret e tyre këshillat e panumërta që The British School of Kosova i’u ka mësuar për gjatë këtyre viteve të studimit.
Ceremoninë solemne të diplomimit të maturantëve të BSK-së e përshëndeti edhe z.ministri i arsimit, z. Arbër Geci i cili mes tjerash tha se maturantët gjatë këtyre viteve kanë kaluar një sfidë të rëndësishmë të rrugëtimit të tyre profesional, mirëpo pjesa tjetër e mbetur e avancimit të tyre për ta do të jetë edhe më e bukur e më sfiduese. Z. Geci gjithashtu përgëzoi organzimin e veçantë të BSK-së për ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së dytë të maturantëve.
Kjo festë nuk do ishte speciale pa një fjalë rasti të maturantëve të cilët para mysafirëve të pranishëm ndanë përvojat, sifidat e sukseset e kaluara gjatë kësaj periudhe studimi në BSK. Nxënëset të cilat përfaqësuan maturantët me fjalimin e tyre në këtë ditë të rëndësishme për ta, Gerta Shkodra dhe Blerina Reqica faënderuan shoqërinë e tyre për të cilët thanë se tashmë janë bërë pjesë e familjes së tyre. Për këtë dukuri ato falënderuan përzemërsisht shkollën The British School of Kosova që krijoj mundësinë që ata sot të ndajnë çdo gëzim e sukses së bashku.
Në fund të ceremonisë së diplomimit, pati edhe befasi të shumta për maturantët, të cilat e bënë këtë ngjarje të duket edhe më madhështore.
WE WISH YOU ALL THE BEST!