Maturantët e BSK-së filluan kurset përgatitore për testin e maturës ??✍️
20 Maj 2019
Maturantët e BSK-së shfrytëzuan mundësinë e ofruar nga Kolegji AAB për të ndjekur Shkollën Përgatitore për Testin e Maturës 2019, e cila zgjatë për dy javë.
Maturantët po ndjekin orë shtesë nga lëndët e Matematikës, Gjuhës shqipe dhe Gjuhës angleze, ku janë angazhuar mësimdhënësit më të mirë për të ndihmuar ata në përballjen me sukses në këtë sfidë.
Nxënësit e BSK-së u shprehen optimist që këtë sfidë të testit të maturës do ta kalojnë pa vështirësi, kjo falë stafit profesional dhe kushteve të mira të punës gjatë tri viteve të shkollimit para univeristar në shkollën e BSK-së.
The British School of Kosova është e përkushtuar që të ndihmojë të gjithë nxënësit të realizojnë potencialin e tyre të plotë duke mbështetur zhvillimin e tyre dhe entuziazmin për të mësuar gjatë viteve të studimit në BSK.
Suksese të gjithë maturantëve në rrugëtimin e tyre të ri!