Me aktivitete të ndryshme “The British School of Kosova”, shënoi njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
05 Mars 2019
Me një program të pasur kulturor artistik nxënësit e nivelit fillor të shkollës “The British School of Kosova”, shënuan njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, drejtoresha e shkollës, Diana Qarkaxhija, falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhueshëm për të cilin ajo tha se arrihet vetëm duke punuar me përkushtim të plotë.
Ndërsa, fëmijët thanë së patën rastin të argëtohen në mësin e shoqërisë duke kënduar, hedhur valle dhe diku shikuar punimet më të mira të realizuara nga ta, punime këto te cilat pas festës edhe u shitën, vlenë të theksohet se paratë e fituara nga këto punime do të shkojnë për bamirësi.
Ky program i përgatitur në bashkëpunim më nxënsit dhe mësimdhenësit e shkollës ishte në kuadër të agjendës së aktiviteteve të planifikuara për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.