Në BSK shënohet Dita e Poezisë
24 Mars 2023
Poezia është pikturë që dëgjohet” – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ngjarje mblodhi nxënës, profesorë, poetë dhe familje të poetëve tashmë të ndjerë.
“21 marsi – Dita e Botërore e Poëzisë, u festua dje e po vazhdon të shënohet edhe sot e shpresoj që poezia të jetë emër kuptimi gjatë tërë vitit. Po, sepse ky art fin do të jetë vazhdimësi e kulturës që e krijuam me shekuj”, tha ndër të tjera drejtori i BSK, Lulëzim Tytynxhiu, i cili shtoi se janë munduar që letërsinë, veҁmas poezinë si art i zgjedhur jo vetëm ta kenë të rëndësishëm në orët e letërsisë, por edhe të jetë jo vetëm stoli e bukur i ngjarjeve të shkollës por edhe vlerë e kuptim i lëndëve të letërsisë shqipe, të letërsisë angleze dhe letërsisë gjermane.
Poetët e njohur Lulëzim Tafa dhe Ilire Zajmi lexuan vargje nga krijimtaria e tyre, ndërkaq edhe iu përgjigjën pyetjeve të shumta të nxënësve dhe të profesorëve. Nxënësit: Orgesa Gashi, Inesa Petroshani, Tuba Hasani, Eliza Hoti dhe Puhiza Rafuna interpretuan vargje nga poetët: Azem Shkreli, Ali Podrimja, Edi Shukriu, Ramadan Musliu dhe Basri Ҁapriqi. Pjesa në kitarë u interpretua nga Ëmbla Tytynxhiu, kurse pika muzikore nga tradita arbëreshe u interpretua nga Nida Shulemaja.
Në sfond ishin vizatimet e portreteve të poetëve nga nxënësit Sara Abdullahu dhe Jon Dobruna, në përkujdesje të profesoreshës së arteve pamore Fjolla Ferati, kurse ngjarja ishte projekt i profesoreshës së gjuhës shqipe, Naime Beqiraj, e cila po ashtu edhe e moderoi aktivitetin.
Në fund, pjestarët e familjeve të poetëve të ndjerë: Podrimja, Musliu dhe Ҁapriqi, falenderuan organizatorët për këtë aktivitet interesant, dhe për dashamirësinë që treguan në këtë ditë që të mos harrohen poetët e ndjerë.