Në mësuam së bashku si t’ i germëzojmë shkronjat në gjuhën angleze ?
30 Prill 2019
Të vegjëlit e klasava të para dhe të dyta të shkollës “The British School of Kosova”, sot ishin pjesë e garës “Spelling bee” e njohur në gjuhën shqipe si, “Germëzimi i shkronjave”.
Mësimdhënësja e tyre, Vlora Damoni, tregoi se nxënësit janë mjaft të përgatitur për moshën që kanë dhe se kanë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Ata u ndanë në tri grupe dhe garuan më njëri tjetrin për çmimin e parë. Ani pse vetëm njëri grup doli fitues, në fund të garës nuk munguan certifikatat për të gjithë nxënësit, përqafimet dhe urimet ndaj njëri tjetrit.