Article

Nxënësit e BSK-së, fitues të garës “Kosovo Makers League” 🥇🎰

01 Korrik 2019

Nxënësit e “The British School of Kosova”, Timur Urcan, Flatrim Dreshaj, Tringa Ibrahimi dhe Leon Sylejmani ishin pjesë e garës më të madhe të robotikës në Kosovë “Kosovo Makers League”.

Në këtë garë morën pjesë gjithsej 130 grupe, mirëpo kjo nuk i ndaloj nxënësit e BSK-së që të rrëmbejnë çmimin e parë fitues në rajonin e Prishtinës.

Nxënësit treguan se përvojat e fituara gjatë kësaj garë i’ u kanë ndihmuar shumë që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe zgjedhjen e problemeve në mënyra kreative. Ata gjithashtu falënderuan mësimdhënësin e tyre, Ersan Hamdiu, i cili ishte me ta në 4 raundet e kaluara të kësaj sfide.

“Misionin e ndërlikuar” me ndihmen m-Botëve, nxënësit e BSK-së e kaluan lehtësisht, kjo pasiqë mënyrat e aplikimit për zgjedhjen e problemit të nxënësve tanë ishin tejet kreative dhe shumë inspiruese.

Galeria
Të ngjashme
  • Universiteti Amerikan në Bullgari në vizitë në BSK!

    15 Tetor 2019

    Card Image

    The British School of Kosova u vizitua nga zyrtarja e zyrës së rekrutimit të Universitetit Amerikan në Bullgari. Nxënësit tanë patën rastin të njoftohen me kushtet e studi...

    Më shumë
  • Nxënësit maturantë të The British School of Kosova në ekskursion në Mal të Zi.🇲🇪

    14 Tetor 2019

    Card Image

    Gjatë 5 ditëve, nxënësit patën rastin që përmes shëtitjes me anije të përcjellë me guidë profesionale të vizitojnë të gjitha qytetet e rëndësishme në rivieren mal...

    Më shumë
  • Vizitë në kompaninë “Frutomania”🍎🍐🍓 dhe Shpella e Gadimes 🗿

    11 Tetor 2019

    Card Image

    Në kalendarin e aktiviteteve kurrikulare të vitit shkollor 2019/2020, sot u realizua vizita në kompaninë “Frutomania”, ku nxënësit patën rastin të përcjellin

    Më shumë