Nxënësit e BSK-së, fitues të garës “Kosovo Makers League” ??
01 Korrik 2019
Nxënësit e “The British School of Kosova”, Timur Urcan, Flatrim Dreshaj, Tringa Ibrahimi dhe Leon Sylejmani ishin pjesë e garës më të madhe të robotikës në Kosovë “Kosovo Makers League”.
Në këtë garë morën pjesë gjithsej 130 grupe, mirëpo kjo nuk i ndaloj nxënësit e BSK-së që të rrëmbejnë çmimin e parë fitues në rajonin e Prishtinës.
Nxënësit treguan se përvojat e fituara gjatë kësaj garë i’ u kanë ndihmuar shumë që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe zgjedhjen e problemeve në mënyra kreative. Ata gjithashtu falënderuan mësimdhënësin e tyre, Ersan Hamdiu, i cili ishte me ta në 4 raundet e kaluara të kësaj sfide.
“Misionin e ndërlikuar” me ndihmen m-Botëve, nxënësit e BSK-së e kaluan lehtësisht, kjo pasiqë mënyrat e aplikimit për zgjedhjen e problemit të nxënësve tanë ishin tejet kreative dhe shumë inspiruese.