Nxënësit e BSK-së shënuan Ditën e Tokës më aktivitete të shumta ???
20 Prill 2019
Në prag të 22 prillit, Ditës Botërore të Tokës, nxënësit e BSK-së organizuan aktivitete të ndryshme që kishin për qëllim mbrojtjen e planetit Tokë dhe të gjitha resurset e saja nga ndotja.
Nxënësit u angazhuan gjatë gjithë ditës për të përcjellur mesazhe sensibilizuese për tokën. Ata pastruan parkun e pishave në Sllatinë, përuruan një lulishte të re në oborrin e shkollës “The British School of Kosova” si dhe ekspozuan punime sensibilizuese të realizuara gjatë orëve mësimore.
Nxënësit u shprehen të lumtur që patën mundësi të kontribuojnë për planetin tokë. Ata gjithashtu u zotuan se aktiviteti i tyre për të pasur një Kosovë të pastër nuk do të ndalet me kaq.