Article

Nxënësit e BSK-së u certifikuan për pjesëmarrje në Panairin Shkencor 2019 🏅🔍🖋

06 Qershor 2019

Mbi 100 punime shkencore ditë më parë u ekspozuan në sheshin “Adem Jashari”, ku nxënësit e shkollës “The British School of Kosova” pas një punë të madhe të realizuar në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre treguan aftësitë e jashtëzakonshme si shkencëtar të rinj.

Pas pjesëmarrjes në këtë panair shkencor, BSK shpërbleu me çmime dhe certifikata fituesit e tri vendeve të para.

Me këtë rast, organizatorja e këtij panairi mësimdhënësja, Iliriana Orana tha se nxënësit gjatë këtyre ditëve kanë mësuar të punojnë në grupe dhe individualisht. Ajo gjithashtu përgëzoi nxënësit e BSK-së për punën e palodhshme dhe të zëllshme.

“Shpresoj shumë që kjo eksperiencë që e keni marrë këto ditë të panairit do të ju shërbej në jetë. Ju do ta keni mundësinë që edhe vitin tjetër t’i zgjeroni përvojat e juaja dhe të perfitoni edhe ma shumë, gjithashtu të jeni edhe më të pavarur në hulumtimin e punimeve. Ju keni treguar një punë të mrekullushme gjatë këtyre ditëve.”, përfundoi ajo.

Hulumtimet dhe projektet e nxënësve i mirëpritën edhe qytetarët, të cilët vizituan tendat e BSK-së gjatë kohës sa u mbajt Panairi Shkencor 2019.

Galeria
Të ngjashme
  • Mësimi në distancë

    16 Prill 2021

    Card Image

    Po vazhdon mësimi në distancë në shkollën e mesme të lartë (klasat 10-12).

    Më shumë
  • Mësimi në distancë

    13 Prill 2021

    Card Image

    Mësimi në distancë në shkollën e mesme të ulët (klasat 6-9).

    Më shumë
  • Fillimi i Periudhës së Tretë

    13 Prill 2021

    Card Image

    Filloi Periudha e tretë për vitin shkollor 2020/21 në The British of Kosova. Ju urojmë shumë suksese në mësime nxënësëve tanë.

    Më shumë