Nxënësit e klasave të nëntë të BSK-së vizituan ndërmarrjen “Stone Castle” ??
12 Prill 2019
Në kuadër të njësisë mësimore “Alkoolet dhe vetitë e tyre” nga lënda e Kimisë, nxënësit e klasave të nënta vizituan ndërmarrjen “Stone Castle”, për të parë nga afër se si përfitohet vera nga rrushi.
Ata mësuan nga shefja e laboratorit të “Stone Castle”, Vlora Mushkolaj së si realizohet procesi i fermentimit, dallimet në mes të verës së bardhë dhe verës së kuqe, ndikimet pozitive dhe negative tek organizmi i njeriut gjatë konsumimit të verës, llojet e rrushit që përdoren gjatë prodhimit, etj.
Nxënësit mësuan edhe kushtet e përshtatshme që ka Kosova për prodhimin e verës kualitative në krahasim me vendet e tjera të Evropës.
Mësimdhënësja e Kimisë në “Te British School of Kosova”, Mjellma Piperku tha se kjo vizitë ju ka ndihmuar nxënësve të shohin në praktikë prodhimin e verës.
“Nxënësit kanë kuptuar shumë më qartë se cfarë është fermentimi dhe si realizohet ai. Ata gjithashtu mësuan për komponentet prej të cilave përbëhet vera dhe procesin e prodhimit të verës. Kjo eksperinecë nxënësve ju shërben për të kuptuar praktikisht vetitë kimike të komponimeve organike përkatësisht të alkooleve”, shtoi ajo.