Article

Nxënësit e nivelit të mesëm të BSK-së, diskutuan për “Filantropinë”

31 Janar 2019

“The British School of Kosova” në bashkëpunim me organizatën “Forumi për iniciativa qytetare”, organizuan ligjëratë me temën “Filantropia për zhvillim të qëndrushëm”. Kjo ligjëratë informuese më nxënësit e nivelit të mesëm zgjoi kureshtjen e tyre për të qenë sa më të informuar për këtë fenomen.

Përfaqësuesja e organizatës “Forumi për iniciativa qytetare”, z. Adelina Nitaj, theksoi para nxënësve se të jeshë njëri me tipar të një filantropi do të thot ti ndihmosh të tjerëve kur ata kanë nëvoje. Ajo gjithashtu shtoi se rastet e filantropisë mbivendosen me rastet e bamirësisë, megjithatë jo të gjitha rastet e bamirësisë janë filantropi dhe e kundërta.

Nxënësit e nivelit të mesëm bashkëbiseduan me përfaqësuesen Nitaj, duke u inkuadruar dhe krijuar një debat interaktiv gjatë gjithë kohës. Ata gjithashtu morën shembuj edhe nga figurat eminente shqiptare të cilët kanë praktikuar filantropinë qysh në kohët e hershme, duke përmenduar këtu, Nëna Terezën, Hasan Prishtinën, etj…

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë